Mohamed Sallah vazhdon të jetë vendimtar për Egjiptin në Kupën e Kombëve të Afrikës, duke ndihmuar përfaqësuesen e vendit të tij me gola dhe asiste.


Goli i fundit që shënoi sulmuesi i Liverpullit dhe që e dërgoi Egjiptin në çerekfinale shënoi një moment të rëndësishëm personal. Ky gol e çoi Salahun në kuotën e 66 gola me kombëtaren, duke e kaluar kështu legjendën e madhe të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i cili mbetet i pesti me 65 gola. Salah tani është vetëm tre gola larg golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Egjiptit, Hosam Hasan, trajnerit aktual të ekipit kombëtar.
Me Egjiptin ende në turne dhe Salah tashmë me tre gola në këtë Kupë Afrikane, ai mund ta ngushtojë edhe më tej diferencën me dy të parët. Rekordet momentale kontinentale mbahen nga Kinah Phiri me 71 gola në vendin e dytë dhe Godfrid Çitalu me 79 gola që mban vendin e parë.

