Sokol Cikalleshi, nëse largohet nga Turqia, do të firmos me Egnatian!

Sokol Cikalleshi frymëzon Egnatian! Raporti i komplikuar së fundmi mes sulmuesit të Kombëtares dhe klubit të Koniasporit në Turqi, ka bërë që presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi, të ndjekë me vëmendje situatën dhe të mundohet të joshë kavajasin për t’u kthyer në Superiore.

cikallllll

Natyrisht që transferimi është i vështirë, pasi së pari jo vetëm që duhet të sqarohet kontrata mes sulmuesit dhe Koniasporit, por edhe për faktin se Cikalleshi është pjesë e rëndësishme e Kombëtares dhe me Europianin në prag, gjërat janë më të komplikuara

Megjithatë, kjo nuk e pengon Demrozin për t’i bërë një ofertë të jashtëzakonshme sulmuesit kuqezi. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, presidenti i Egnatias, deklaroi: “Po shohim situatën. Nëse lëviz nga Turqia, besoj do të vijë tek ne. Të presim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close