Tetë skuadra do të kalojnë në çerekfinalet e Ligës Europa. Gjithçka është e hapur mes Sociedadit dhe Junajted pasi sfida e parë u mbyll në barazimin 1-1.

Rejnxhërs i Nedim Bajramit e ka më të lehtë përballjen me Fenerbahçen e Zhoze Murinjos, duke qenë se në duelin e parë triumfuan me shifrat 3-1. Ndërkohë Roma nën drejtimin e Klaudio Ranierit do të pret Aletik Bilbaon në stadiumin “Olimpiko”.
NDESHJET
Atl. Bilbao – Roma 18:45
Frankfurt – Ajaks 18:45
Lacio – Viktoria Plzen 18:45
Olimpiakos – Bodo/Glimt 18:45
Lion – FCSB 21:00
M. Junajtid – R. Sociedad 21:00
Rejnxhërs – Fenerbahçe 21:00
Totenhem – Az Alkmar 21:00
Në Ligën e Konferencës janë katër ndeshje të cilat do të zhvillohen në orën 18:45 dhe katër të tjerat në orën 21:00. Çellsi pret Kopenhagën, ku “blutë” vijnë në avantazh pas fitores në javën e shkuar. Fiorentina do të përballet me Panathinaikos, ku këta të fundit triumfuan në shtëpi me shifrat 3-2. Të gjitha skuadrat mësojnë fatin e tyre sonte në këtë kompeticion, kush avancon dhe kush eliminohet.
NDESHJET
S. Bryzh – Jagiellonia 18:45
Djurgardens – Pafos 18:45
Lugano – Celje 18:45
Rapid Vjenë – Borac 18:45
Çellsi – Kopenhagen 21:00
Fiorentina-Panathinaikos 21:00
Legia Varshavë–Molde 21:00
V. Guimaraesh-R. Betis 21:00

