SKANDAL te Ekuadori, rrezikon skualifikimin nga Botërori!

Kombëtarja e Ekuadorit rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në Kupën e Botës, Katar 2022, e cila do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit. Sipas raportimeve që vijnë nga “TyC Sports” argjentinase, Gustavo Alfaro, trajneri argjentinas i Ekuadorit ka aktivizuar ne fushaten eleminatore një futbollist me orgjinë kolumbiane. Por si eshte e mundur? Fjala është për 23-vjeçarin, Byron Castillo, i cili u përdor në tetë ndeshje. Pas një hetimi u provua se, Castillo kishte lindur në Tumaco, Narino. Një zonë e cila ndodhet në kufirin veriperëndimor të Ekuadorit me Kolumbinë. Në rast se FIFA dhe CONMEBOL i heqin pikët e marra Ekuadorit dhe t’ja shpërndanin kombëtareve të tjera, atëherë Kili do të përfitonte më shumë nga kjo situatë, pasi do të kishte 24 pikë dhe do të shkonte në Kupën e Botës. Ekuadori ka rënë pjesë e Grupit A në Kupën e Botës, ku përballjen e parë do e ketë me vendin pritës, Katarin. Gjithashtu në këtë grup janë edhe Senegali me Holandën. Kjo do te ndryshonte totalisht planet e FIFA-s ne fakt.

Në një paraqitje publike në Quito, avokati Luigi García prezantoi një certifikatë lindjeje të regjistruar në Tumaco, një qytet në departamentin kolumbian të Nariño, e cila do t’i korrespondonte futbollistit me emrin Bayron Javier Castillo Seguro, me datëlindje në 25 korrik 1995. Megjithatë, pas disa vitesh hetime, kombësia ekuadoriane e Castillo-s u akreditua vitin e kaluar nga drejtësia ekuadoriane me një vendim që urdhëronte që lojtari, me prindër kolumbianë, të regjistrohej si Byron David Castillo Segura, i lindur më 10 nëntor 1998 në provincën bregdetare. të Guajas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close