Situatë e çuditshme: Brighton kaloi Man Cityn në tabelë për shkak të alfabetit

Lojtarët e Brighton barazuan me rezultat 1-1 me Southampton të premten mbrëma, por ata kaluan Manchester Cityn në tabelë, për një arsye jashtëzakonisht të çuditshme.

Në takimin e xhiros së 13-të të Ligës Premier, Brighton dhe Southampton luajtën 1-1 dhe pas këtij rezultati ndodhi një situatë e pazakontë sa i përket futbollit anglez.Përkatësisht, Brighton është barazuar plotësisht me Manchester Cityn me nga 23 pikë, 22 gola të shënuara dhe 17 gola të pësuara.Standings provided by Sofascore

Megjithatë, Brighton është zyrtarisht në vendin e dytë, ndërsa Manchester City në vendin e tretë, për shkak të renditjes alfabetike.

Është e qartë se kjo situatë në tabelë do të mbetet vetëm deri të dielën kur City të vizitojë Liverpoolin në Anfield. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close