Silva mbetet pjesë e Chelseas

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Silva ka vazhduar kontratën me fituesin e Ligës së Kampionëve, Chelsea, raporton lajmi.net.

Me kontratën e re, 36- vjeçari pritet të mbetet të “Londër” deri më 30 Qershor të vitit 2022.

Braziliani këtë sezon ka zhvilluar 22 paraqitje me fanellën e Chelseas në Premier League, duke realizuar dy gola, ndërsa dha kontribut të madh në fitimin e Ligës së Kampionëve nga “Londinezët”. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close