Ky virus që po bën përhapje të vazhdueshme në botë, ka parandaluar edhe zhvillimin e garave të Formula 1.

Me anë të një njoftimi Formula 1 ka bërë të ditur se janë shtyrë garat në Behrein dhe Vietnam.
“Për shkak të përhapjes së vazhdueshme të globale të Covid-19 dhe pas konsultimeve të vazhdueshme me FIA dhe me organizatorët e garave, të gjitha palët morën vendim për shtyrjen e Grand Prix në Bahrein dhe Vietnam, që duhej të mbaheshin në 20 mars dhe 3-5 prill”, thuhet në njoftim.
Tashmë garat e Kinës dhe Australisë veç janë shtyrë./Lajmi.net/

