Pas pezullimit të Premierligës, Klopp ka një mesazh për tifozët e Liverpool

Pas një takimi urgjent sot në mëngjes, Premierliga ka vendosur ta pezullojë Premierligën deri më 4 prill, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Nuk mendoj se është një moment që mendimi i një trajneri të ketë rëndësi për ju. Unë i kuptoj tifozët tanë dhe në përgjithësi të futbollit, që duan të na shohin në fushë. Më e rëndësishmja është që ne të gjithë të bëjmë më të mirën për të mbrojtur njëri tjetrin”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Kjo gjë duhet të vlejë për gjithë jetën, por tani është më e rëndësishme se kurrë. Unë kam thënë edhe më herët se futbolli është më i rëndësishëm nga gjërat më pak të rëndësishme. Sot ndeshjet e futbollit dhe futbolli në të vërtetë nuk janë aspak të rëndësishme”.

“Sigurisht, ne nuk duam të luajmë përpara një stadiumi të zbrazët, por kështu ndihmojmë secilin që të jenë më të sigurtë e më të shëndetshëm. Vendimin për pezullimin e garave sot nga Premierliga ne e mbështesim plotësisht. Ky virus ka treguar se të qenit i përfshirë në futboll nuk ofron imunitet. Për klubet tona rivale dhe individët që janë prekur me virus, ne do të lutemi e do jemi mendje tek ta tërë kohën”.

Liverpool tani është një fitore larg titullit në Premierligë, dhe me një fitore në shtëpi kundër Manchester Cityt më 5 prill, do të shpallej kampion. Kuptohet nëse gjërat kthehen në normalitet dhe Premierliga vazhdon sezonin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close