Të enjten në media është raportuar se ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ky lajm erdhi pas konfirmimit se Daniele Rugani i Juventusit doli pozitiv në testet.
“Përshëndetje të gjithëve, kam dashur të konfirmoj që jam mirë dhe në izolim vullnetar. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shpresoj që të jeni mirë”, ka shkruar Dybala, duke shtuar se lajmi për prekjen e tij me koronavirus, ka qenë lajm i rremë.
Kujtojmë se Juventusi ka vendosur në vetë izolim të gjithë lojtarët, stafin, dhe punëtorë të tjerë të klubit./Lajmi.net/

