Përhapja e koronavirusit dhe infektimi i akterëve nga kjo ligë, ka detyruar Premierligën të pezullojë kampionatin.

Një takim urgjent është mbajtur sot në Premierligë, pasi trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe sulmuesi i Chelsea, Callum Hudston Odoi dolën pozitiv në testet për koronavirus.
Ajo që do të ndodh pas afatit të parashikuar, që është pezullimi i ligës deri më 4 prill, është e pasigurt, por vendimi do të thotë që Liverpool mund të fitojë titullin në ndeshjen e tyre të radhës.
Shkaku i pezullimit, ‘The Reds’ nuk do të përballen me Everton më 16 mars, dhe me Crystal Palace më 21 mars. Ndërkohë, Machester City në anën tjetër nuk do të zhvillojë ndeshjen kundër Burnleyt, me të cilën do t’ia vononte festën e titullit skuadrës së Jurgen Klopp.
Rikthimi i Premierligës në prill, do të bënte që Manchester City dhe Liverpool të takohen më 5 prill, ku do të mund të vendosej titulli.
Liverpool me një fitore kundër Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’ në atë ndeshje, do të shpallej automatikisht kampion./Lajmi.net/

