Shtatë blerje të mundshme që planifikon Man. Siti për merkaton e janarit

Mançester Siti nuk po kalon një sezon të mirë dhe përforcimet në afatin kalimtar të janarit janë mëse të nevojshme. “Qytetarët” kanë mbetur shumë mbrapa garës për titull në Angli, derisa Pep Guardiola synon që të përforcojë ekipin që të jetë skuadër konkuruese në Ligën e Kampionëve.

Man. Siti ka identifikuar shtatë nënshkrime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, teksa synojnë të ndryshojnë sezonin e tyre, sipas “Daily Mail”.

Objektivat përfshijnë Xhoshua Kimih të Bajern Munihut, Ederson të Atalantas dhe dyshen e Kristal Pallasit, Adam Uarton dhe Mark Guehi për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.

Në repartin ofensivë, Omar Marmoush i Aintraht Frankfurt, Xhonatan David i Lille dhe Liam Delap, me një klauzolë kthimi, janë në shqyrtim.

Man. Siti do të nënshkruajë gjithashtu Klaudio Eçeverin të River Plejit, megjithëse ai pritet të kalojë pjesën tjetër të sezonit duke u integruar në skuadër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close