12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe (Plisa) në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e “Air Albanias”, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Nëse nuk keni biletë për të stadium, por doni të mbani krenarisht një plis mbi kokë më 12 tetor, mund ta merrni atë falas në stendën e DigitAlb, pranë “Fan Zonës” në sheshin ‘Skënderbej’. Gjithashtu, edhe në të gjithë dyqanet DigitAlb, mjafton të shkarkoni aplikacionin DigitAlb dhe do të mund të vini mbi kokë qeleshen, simbolin e burrërisë shqiptare.
Prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në “Air Albania” dhe për këtë ka menduar Shoqëruesi i pandarë i Kombëtares Kuqezi, DigitAlb, që do të transmetojë falas për të gjithë bashkatdhetarët brenda edhe jashtë vendit, sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë.

