Shpëtim Duro ka folur si trajner i Struga Trim&Lum

Pasi të mërkurën u emërua trajner i liderit të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, trajneri tiranas, Shpëtim Duro ka folur për herë të parë si trajner i Struga Trim&Lum në një intervistë për faqen zyrtare të klubit në Facebook. Profesor Duro nuk ka shmangur përgjegjësinë e tij për ambicet e Strugës, duke pranuar sfidën e garës për trofe në dy fronte, kampionat dhe Kupë. 

F.C. Struga ekipi i rradhës, si erdhi deri te ky bashkëpunim?

Duro: “Sigurisht që ka ardhur pa pritur, pas prishjes së bashkëpunimit me ish trajnerin, pas dy ditësh më kanë kontaktuar drejtuesit e Struga Trim Lum dhe pas bisedimeve sigurisht kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe nga sot kam filluar si trajner i Strugës.”

F.C. Struga aktualisht lidere e kampionatit, mendon se keni marrë një barë të rëndë para vetes, apo jeni mësuar me kësij lloj sfidash, pasi shumë herë keni udhëhequr ekipe që kanë luftuar për kreun?

Duro: “Profesioni i trajnerit i tillë është, ka përgjegjësi, sigurisht që edhe në këtë situatë është përgjegjësi, pasi Struga Trim Lum është në vendin e parë, patjetër dhe largimi i trajnerëve, edhe unë kur kam qenë me rezultate të larta, ka pasur raste që jam larguar. Largimi i trajnerit nuk është nganjëherë vetëm për rezultatet, ka edhe faktorë të ndryshëm. Kjo gjë ka ndodhur edhe me mua, pra ky është profesioni i trajnerit, patjetër që çdo drejtim i çdo skuadre, pavarësisht objektivave është përgjegjësi, por i tillë është profesioni i trajnerit.”

Na flisni rreth mikëpritjes, por edhe grupit të lojtarëve, njihni ndonjërin, me të cilin keni bashkëpunuar?

Duro: “Ndoshta një nga shkaqet dhe elementet kryesore që kam pranuar këtë ofertë, kam pasur kontakte vazhdimisht, njohje, sepse shumë futbollistë që ka sot Struga Trim Lum, unë i kam drejtuar në skuadra të ndryshme, si tek Shkëndija, Partizani i Tiranës, te Kukësi, pra janë futbollistë si pjesë e skuadrës që unë i kam drejtuar. Patjetër që serioziteti i drejtuesve, nuk ja vlen ta them unë, duke patur parasysh se ata kanë arritur në një moment, në një kohë shumë të shkurtër ta ngrejnë Struga Trim Lumin në nivele të larta. Kjo është arsyeja që tregon seriozitetin dhe profesionalizmin e drejtuesve të klubit të Strugës. 

Lojtarët që unë kam bashkëpunuar janë të shumtë, Besart Ibraimi, Bujo Shabani, Marjan Radeski, Besmir Bojku, Edis Maliqi, ka shumë futbollistë pra, por edhe futbollistët tjerë pak a shumë, pasi unë kam qenë edhe trajner dy herë tek Shkëndija, kështu që kam njohuri pak a shumë edhe për futbollistët tjerë që kanë luajtur te Shkëndija.”

Pritjet e juaja me Struga Trim Lum, luftoni në dy fronte, edhe kampionat edhe Kupë?

Duro: “Po, patjetër, jemi skuadër që jemi lider momentalisht dhe luftojmë në dy fronte, edhe për titullin, por njëkohësisht edhe për Kupën e Maqedonisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close