Shpëtim Duro i bindur: Struga është favorit kryesor për ta fituar titullin!

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum e mbyllin në vendin e parë gjysmësezonin në elitën e futbollit vendor, duke lënë pas vetes Shkupin dhe Shkëndijën në pozitat dy dhe tre.

Tekniku i struganëve, Shpëtim Duro ka folur pas mbylljes së gjysmësezonit, përderisa shprehet i bindur se në garën për titull është favorit kryesor skuadra e tij.

“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë”, është shprehur Shpëtim Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close