Struga Trim Lum fitoi Voska Sportin me rezultat 1:0 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të në elitën e futbollit vendor.

Edhe përkrahë polemikave rreth golit që vendosi ndeshjen dhe fitoren e kampionëve në fuqi, trajneri i Strugës, Shpëtim Duro ka thënë se skuadra e tij e ka merituar triumfin.
“Fitore që erdhi fare në fund, por shumë e merituar pas gjithë asaj që ndodhi në fushën e blertë. Kemi dominuar gjithë takimin, por sot nuk ishim të mirë në finalizim, ndërsa përveç portierit, njëherë golin na e mohoi edhe shtylla. Marrë në përgjithësi do të kisha thënë se me meritë i’a dolëm të marrim pikët” – u shpreh Shpëtim Duro.

