Përfaqësuesja e Maqedonisë U16 shënoi fitore bindëse me rezultat 5-0 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. Kjo ishte fitorja e dytë për përfaqësuesen e re kundër mysafirëve nga Mali i Zi, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat 3-0.

Medin Emini realizoi katër gola në ndeshjen e sotme. Në minutën e 22-të, pas një asistimi nga Ademi, shënoi golin e parë. Epërsinë e dyfishuan pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë me golin e dytë nga Emini.
Në pjesën e dytë, sulmuesi vendi jonë kompletoi het-trikun vetëm pas pesë minutash lojë, ndërsa në minutën e 61-të shënoi edhe golin e katërt, pasi mori topin dhe goditi në portën e zbrazët të mysafirëve.
Në minutën e 77-të, Stefan Ristiq shënoi golin e tij të dytë në këtë përballje dy-ndeshjeje me Malin e Zi, pas një depërtimi nga Krstevski, duke e çuar rezultatin në 5-0.

