Shkupi largon edhe Arben Nuhiun, stafi i trajnerëve përbëhet nga turku Arslan 

FC Shkupi ka larguar edhe Arben Nuhiu i cili ishte ndihmës trajner i Goce Sedlloskit.

Pasi ky i fundit u shkarkua, skuadra nga Çairi per trajner e emeroi turkun Xhihat Arslan, por nga klubi nuk e kane kontaktuar Nuhiun per të vazhduar bashkepunimin.

Nuhiu u bashkua me FC Shkupin ne shtator të vitit te kaluar per ta ndihmuar ekipin qè po e kthente Sedllovskin ne krye të detyres, ndonëse paraprakisht ishte shkarkuar.

“Nuk jam me pjese e FC Shkupit, pas shkarkimit të Sedlloskit, askush nuk me ka kontaktuar” – ka thënë shkurt per TV21 Arben Nuhiu.

Kete e konfirmoi zyrtari i klubit Emir Shabani, i cili tha se trajneri i ri e ka shfrytëzuar te drejtèn e tij per te perzgiedhur stafin e vet. Ndryshe per ndihmes trajner eshte angazhuar Fevzi Lahiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close