FC Shkupi ka angazhuar në skuadër ish-portierin e ish-Slloga Jugomagnatit, Jane Nikollovski. Në komunikatën e kampionëve të vendit thuhet se Nikollovski merr pozitën e menaxherit të pjesës sportive, derisa është prezantuar nga CEO i klubit , realisht deri tani jo aq i njohur për opinionin. Kjo nga fakti se deri tani pjesën më të madhe të prezantimeve i bënte drejtori sportiv, Omer Bunjaku. Kur jemi te ky i fundit, nuk ka sqarim nëse Nikollovski vjen si përforcim për të punuar me Bunjakun, apo do të ketë ndarje të përgjegjësive mes tyre. Nikollovski pas fundit të karrierës aktive, ka provuar si trajner në disa skuadra, pa ndonjë sukses të theksuar.

Komunikata e FC Shkupit:
“Ju prezantojmë prurjen më të re në klubin tonë.
Bëhet fjalë për ish portierin e klubit tonë, Jane Nikollovski i cili do të ketë rolin e menaxherit në pjesën sportive të klubit.
Jane Nikollovski ka qenë portier i FC Shkupit (ish Sloga Jugomagnat) në periudhën 1999-2001 dhe 2003-04.
Duke e njohur personalitetin e Nikollovskit jemi të bindur se do të bëjë një punë të shkëlqyeshme në rolin e tij”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

