Shkëndija sonte do të nis aventurën europiane kur në Abovyan të Armenisë përballet me FC Noah në duelin e parë të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League.

Kuqezinjtë do të luajnë duelin e 52-të në Kupat e Evropës dhe synimi i tyre është për të kaluar pengesën e quajtur Noah.
Në këtë drejtim rezultati sa më i favorshëm nga ndeshja e parë do të ishte me rëndësi të madhe para duelit të dytë që do të luhet javën e ardhshme në Shkup.
Takimi ndërmjet FC Noah dhe Shkëndijës do të luhet sot, duke nisur nga ora 18:00.

