Shkëndija prezanton sulmuesin e ri, Liridon Latifi flet si kuqezi

Shkëndija ka prezantuar këtë të shtune sulmuesin, Liridon Latifin. Kuqezinjtë me 30 vjeçarin kanë firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

“Të jesh pjesë e Shkëndijës është nder. Gjithë karrierën kam luajtur për të dalë kampion, diçka që kërkohet gjithmonë edhe nga Shkëndija. Këtu ka një grup shumë të mirë të lojtarëve, shumë kualitet dhe shpresoj që edhe unë si një forcë shtesë të ndihmoj Shkëndijën të dalim kampion”, u shpreh mes tjerash Liridon Latifi.

Ky i fundit gjatë karrierës së tij ka luajtur për Flamurtarin dhe Prishtinën në Kosovë, Skënderbeun dhe Kukësin në Shqipëri, para se të transferohej në Pushkash në Hungari dhe Sherif Tiraspol në Moldavi. Pas rikthimit në futbollin shqiptar përmes Vllaznisë së Shkodrës, sezonin e kaluar Latifi u aktivizua me Tiranën, ndërkohë kjo do të jetë eksperienca e parë në futbollin e Maqedonisë.  Kujtojmë se në nivel ndërkombëtar, Latifi ka përfaqësuar Shqipërinë në kategoritë e moshave dhe ka regjistruar 5 paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa gjithashtu ka dy paraqitje në fazën e grupeve të Liga Europës me Skenderbeun e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close