Xhiroja e katërt në elitën e futbollit vendor nuk ka shkuar mirë për dy skuadrat shqiptare Shkëndijën dhe Renovën. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës u ndalën nga Boreci në Tetovë me barazim 1:1. Stankovski shënoi për Borecin, përderisa Shkëndija barazoi me Ditën. Deri në fund skuadra tetovare u mundua që të gjejë golin e fitores, por nuk arritën që të shënojnë, duke mbyllur kështu takimin me një pikë. Ndërkohë Renova është mundur në Kratovë nga Sileksi me rezultat 3:1. Për triumfin e skuadrës së Sileksit u kujdesën Gorgjiev që realizoi dy herë dhe Ristov, ndërsa Renova golin e realizoi përmes Ramadanit. Me këto dy ndeshje mbyllet edhe xhiroja e katërt në LPFMV, ndërsa kampionati vazhdon me xhiron e pestë pas pauzës për ndeshjet ndërkombëtare.


