Punë e kryer: Havertz lojtar i Chelsea

Është trajneri i Bayer Leverkusen që ka konfirmuar se Havertz po transferohet te Chelsea, duke thënë se futbollisti ka pasur seancën e fundit stërvitore me klubin.

Skuadra e Frank Lampard ka ruajtur një interesim të gjatë për 21 vjeçarin, me gjermanët që kërkonin 90 milionë euro për yllin e tyre.

“Fatkeqësisht, skuadra jonë nuk është përcaktuar ende”, ka deklaruar Peter Bosz të hënën, përcjell lajmi.net.

“Nuk pres që Kevin Volland dhe Kai Havertz të stërviten përsëri me ne”.

“Është e mundur që lojtarët e tjerë të ndryshojnë. Ne patjetër që duhet të sjellim lojtarë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close