Sonte ( e hënë) do të mësohet gjithçka rreth kalendarit të La Ligas për sezonin e ri.

Tashmë janë konfirmuar datat për xhiron e parë dhe ato të El Claisocs.


Në xhiron e parë, Barcelona takohet me Elchen, ndërsa Real Madrid me rivalët e Getafes.
El Clasico e parë do të zhvillohet më 25 tetor, në xhiron e shtatë, ku Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Real Madridin.
Në prill të vitit 2021 do të zhvillohet El Clasico e dytë, ku Real Madrid në Berbabeu do të takohet me Barcelonën.
Sezoni i ri në La Liga do të fillojë më 13 shtator.

