Shkëndija ndahet me Almir Rexhepin  

Kuqezinjtë nga Tetova përmes një komunikate në web faqen e tyre kanë njoftuar ndarjen me mbrojtësin e majtë, Almir Rexhepi. 23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija ka kërkuar nga klubi më shumë minuta për të luajtur ose leje për kalim në klub tjetër. Drejtuesit kuqezi kanë manifestuar mirëkuptim, duke i lejuar lojtarit pa kurfarë kompensimi të ndryshojë mjedis. Dy palët kanë shtërnguar duart, duke u falenderuar për bashkëpunimin dhe me dëshira e urata për suksese në të ardhmen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close