Shkëndija konfirmon largimin e Gurit

Ajo që ishte e qartë nga kontrata e futbollistit me klubin, merr konfirmim zyrtar nga Shkëndija e Tetovës përmes një komunikate në veb faqen e klubit tetovar.

Sindrit Guri nuk është më pjesë e Shkëndijës. Sulmuesi shkodran kishte kontratë një vjeçare me Shkëndijën e Tetovës dhe pasi e njejta skadoi, palët kanë shtërguar duart duke uruar fat në të ardhmen.

Më 4 shtator të vitit të shkuar Shkëndija e Tetovës konfirmoi marrëveshjen për një vit me Gurin dhe e njejta përfundoi me eliminimin e kuqezinjëve nga Europa.

Nga Shkëndija shprehin mirënjohjen e tyre për kontributin e Gurit në fanellën kuqezi.

Njoftimi i Shkëndijës:

KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.
KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.
Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.

🗣Sindrit Guri: “Falënderoj KF Shkëndijën, Tetovën, Ballistët, të gjithë tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të punësuarit në klub për përkrahjen e parezervë që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shkëndijë dhe në Tetovë. Unë jam shumë krenar që pata mundësinë të jap maksimumin për fanellën kuqezi, fanellë kjo që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shkëndijës i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e saj!


📰 Shkëndija: “Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Sindrit. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close