Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shkupi-Ballkani 

Të enjten në Shkup zhvillohet njëra ndër ndeshjet më me peshë për futbollin shqiptar.

Sy skuadrat shqiptare Shkupi e Ballkani do të ndeshën ndërmjet vete në kuadër të fazës ”Play –Off” në Conference League.

Fituesi i kësaj përballje (dy ndeshje) do të kualifikohet në fazën e Grupeve që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat.

Derisa në Maqedoninë e Veriut, play-off tre herë është prekur nga Shkëndija e Tetovës dhe Vardari ka luajtur në grupet e UEFA Europa League, për futbollin kosovar është hera e parë një ekip të mbërijë në play off. Hera e parë është edhe për Shkupin të prek këtë fazë, por ekipi nga Çairi don grupet.

Ballkani që tashmë ka shkruar historinë për futbollin kosovar, derisa dëshiron të bëjë një tjetër hap të madh drejt kualifikimit në Grupe çka do të ishte një ëndërr e realizuar për futbollin e Kosovës.

Sfida e cila nis nga ora 21:00 po pritet me kureshtje, ndërsa tashmë UEFA edhe ka caktuar gjyqtarët e kësaj sfide.

Drejtësia u është besuar gjyqtarëve islandezë me kryesorin Ivan Orri Kristjansson me asistent Birkir Siguroarson e Johan Gunnar Guomundsson.

Duel i bukur dhe unik, dy ekipe shqiptare të diskutojnë hyrjen në grupet e një kompeticioni europian.

Tashmë pyetja është e thjeshtë, Shkupi apo Ballkani do të bëhet ekipi i dytë pas Skenderbeut të Korçës që do të luajë në grupet e një kompeticioni në Europë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close