Shkëndija kërkon të vendoset sistemi VAR në futbollin vendor

Klubi i futbollit Shkëndija ka dalur me një komunikatë për media, duke shprehur shqetësimet për leshimet e mëdha në sferën e referimit në futbollin vendor dhe kërkon me urgjencë vendosjen e sistemit VAR. Sipas kuqezinjëve, ky hap do të siguronte një mjedis më transparent dhe do të ndihmonte në parandalimin e gabimeve të arbitrave, duke rritur kështu besueshmërinë dhe standardin e lojës.

“Ne besojmë se ky veprim do të ndihmojë në ngritjen e imazhit të futbollit dhe kërkojmë gjitha klubet të na bashkohen në këtë nismë për një lojë të pastër dhe të drejtë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.

Kujtojmë se skuadra tetovare gjysmësezonin vjeshtor e mbylli në vendin e tretë në renditjes, ndërsa ditën e djeshme ndërpreru edhe bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close