Shkëndija e Tetovës ka kërkuar që të ndryshohet orari për ndeshjen kundër Vardarit në kuadër të xhiros së 21-të.

Skuadra tetovare përmes një komunikate ka treguar se ka dërguar ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur fillimisht shqetsimet dhe pakënaqësitë në ndarjen e drejtësisë në takimin me Gostivarin në xhiron e fundit si dhe për duelin ndaj Vardarit që Komisioni e Garave pranë FFM-së e përcaktoi të luhet të shtunën për shkak të transmetimit direkt në kanalin shtetëror. Nga Shkëndija besojnë se reagimi i tyre do të trajtohet seriozisht nga federata vendore e futbolit.

