Shkëndija kalon në “shpejtësi” tjetër, brenda 24 orëve Champion League dhe miqësore

Shkëndija e Tetovës ka mundur 3:1 Rabotniçkin e Shkupit në ndeshjen kontrolluese të luajtur sot në Tetovë, pa u bërë 24 orë nga triumfi 1:0 ndaj Steaua Bukureshtit në eliminatoret e Champions League. Tendenca e trajnerit Beqiri është të mbajë në formë garuese gjithë lojtarët.


Test i suksesshëm i kuqezinjëve që fitojnë 3:1 Rabotniçkin në Tetovë, pa u bërë 24 orë nga triumfi historik 1:0 ndaj FCSB (Steaua Bukuresht) në eliminatoret e Champions League. Duke llogaritur ecurinë e suksesesshme në Evropë dhe nevojën për të patur në formë garuese sa më shumë futbollistë, stafi teknik organizoi këtë ndeshje që skuadrës duhet t’i ketë kompensuar nevojën e ngarkesave, posaçërisht për lojtarët me më pak minuta në 3 ndeshjet e para zyrtare. Trajneri Beqiri madje lëshoi lojtarë që mbrëmë ishin në lojë, si autori i golit Alhassan, pastaj Qaka, Kërstevski, Ademi e F. Ramadani. Minuta pati edhe për Arbin Zejnullain, që pas 4 viteve sërish luajti me fanellën kuqezi, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 65-të. Sa i përket lojës, Shkëndija nisi furishëm duke avansuar 2:0 pas vetëm 10 minutave lojë me dy realizimet e Florent Ramadanit (8’ dhe 10’). Rabotniçki ngushtoi rezultatin në 2:1 me Velkovskin në minutën e 29-të, ndërsa shifrat finale 3:1 i vulosi Fiton Ademi në minutën e 72-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close