Shkëndija e Haraçinës fiton ndaj Arsimit në miqësoren vëllazërore 

Shkëndija e Haraçinës po konfirmon formën e saj të shkëlqyer në fazën përgatitore dimërore, duke regjistruar një tjetër fitore ndaj një skuadre cilësore të Ligës së Dytë. Pas triumfeve ndaj Bashkimit të Kumanovës dhe Pobedës së Prilepit, kuqezinjtë nuk gabuan as përballë Arsimit nga Çegrani, duke fituar me rezultat 2-3 në Gostivar.

Skuadra e drejtuar nga Erkan Murseli po jep sinjale pozitive për sezonin pranveror, duke shfaqur lojë të mirë dhe efikasitet në sulm. Artan Çilafi hapi serinë e golave me një realizim spektakolar nga gati 30 metra, duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit kundërshtar. Albin Ramadani barazoi shifrat për Arsimin, por Fikret Livareka dhe Mërgim Dani i rikthyen epërsinë kampionëve vjeshtorë të Ligës së Tretë-Veri, duke e çuar rezultatin në 1-3. Në pjesën e dytë, Muhjedin Dardhishta shënoi për vendasit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close