Shënoi gol ndaj Liverpool, momenti kur 17 vjeçari detyrohet të rikthejë fanellën e shkëmbyer

Louie Barry u bë pratoginst i ndeshjes së sotme ne kuadër të FA Cup, të cilën Aston Villa e luajti ndaj Liverpool. Barry shënoi një gol të bukur në ndeshjen e tij të parë për ekipin e parë.

Por, një moment interesant ndodhi në fund të ndeshjes. Barry shkoi të shkëmbejë fanellën me mbrojtësin e Liverpool, Fabinho. Lojtari brazilian e shkëmbeu fanellën me të, por pastaj 17 vjeçarit ju afrua një anëtar i stafit ku i tha se duhej ta rikthente fanellën.

Kjo ndodhi sepse ekziston një zakon që, fanella e debutimit nuk duhet të shkëmbehet kurrë. Pra, me të dëgjuar këtë, Barry u detyrua të ndjekë brazilianin në tunell për ti kërkuar t’ja rikthejë fanellën e tij.

Më poshtë mund të shihni momentin interesant.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close