Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 përballë Selta Vigos në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 24-të në La Liga.

Selta Vigo kaloi në epërsi që në minutën e 7-të falë golit të shënuar nga ana e rusit Fedor Smolov. Ky goli doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa 20 minutat e para të pjesës së dytë rezultuan shumë pozitive për të përzgjedhurit e Zinedin Zidan, që arritën të shënojnë dy herë në rrjetën e Blankos.
Toni Kros në minutën e 52-të shënoi golin e parë për “mbretërit”, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërkohë Serhio Ramos në minutën e 65-të nga penaltia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.
Dhe kur mendohej se Reali do të arkëtojë 3 pikët e plota, në minutën e 86-të te Sleta Vigo në skenë doli sulmuesi spanjoll, Santi Mina, i cili heshti të pranishmit në “Santiago Bernabeu”.
Edhe përkundër këtij barazim Reali i Madridit vazhdon të kryesojë renditjen, mirëpo tashmë me vetëm një pikë më shumë se Barcelona, derisa Selta Vigo me 21 pikë renditet në pozitën e 17-të.

