SC Gjilani anulon miqësoren me Kombëtaren e Koresë së Veriut

Përballja miqësore ndërmjet Gjilanit dhe Kombëtares A të Koresë së Veriut, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 28 janar, është anuluar.

Sipas informacioneve, arsyeja e anulimit lidhet me ndryshimin e lokacionit të ndeshjes nga pala koreane, një vendim që nuk është pranuar nga klubi gjilanas.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori gjeneral i Gjilanit, Syart Rrahmani, i cili ka bërë të ditur se ndeshja tashmë është e anuluar.

Pas këtij ndryshimi, Gjilani është në kërkim të një kundërshtari të ri për të zhvilluar një miqësore më 28 janar, duke vazhduar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close