Sarri refuzon ofertën e Spartak Moscow, italianit i propozohet drejtimi i gjigantëve të Serie A

E ardhmja e ish-trajnerit të Lazio-s, Maurizio Sarri-t duket se do të jetë në Itali, më saktë në të njëjtin kampionat ku ishte, në Serie A.

Nga mediet ruse raportohet se tekniku italian, i cili që pas largimit nga Lazio është pa punë, ka refuzuar një ofertë nga klubi i Spartak Moscow.

Sipas raportimeve nga Rusia shkak i këtij vendimi është një propozim interesant që i është bërë së fundmi Sarri-t.

Italianit theksohet se i është propozuar që në verë të marrë drejtimin e Milan-i, me “kuqezinjtë” që duket se kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me Stefano Pioli-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close