Ylli i Liverpullit, Mohamed Sallah është bashkuar në kryesimin e lojtarëve që kanë fituar çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në Ligën Premier, pasi e pranoi çmimin si më i miri i muajit shkurt.

Sallah po kurorëzon një super-sezon në Premier Ligën, ku përveçse janë afër të fitojnë titullin me Liverpullin, ai ka shënuar 27 gola dhe 17 asistime.
Vetëm gjatë muajit shkurt, egjiptiani ishte i përfshirë në shënimin e dhjetë golave në kampionat, duke fituar kështu çmimin ‘Lojtari i muajit’.
“Mohamed Sallah është i pamëshirshëm. Mbreti i Egjiptit lojtari i muajit shkurt,” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Premier Ligën.
Me këtë arritje, ylli egjiptian ka barazuar rekordin prej 7 çmimeve ‘Lojtari i muajit’ në Premier Ligën, rekord që mbahej nga Hari Kejn dhe Sergxhio Aguero.
“Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë çmime ‘Lojtari i Muajit’ se sa Mohamed Sallah. Ai barazohet me Harri Kejn dhe Serxhio Agueron në shtatë”, thuhet në njoftim.

