Sadiku protagonist, gol dhe asist në kampionatin indian (VIDEO)

Armando Sadiku ka rezultuar protagonist në fitoren 3-2 të Mohun Bagan në transfertë ndaj Jamshedpur.

Sulmuesi kuqezi hapi siparin e fitores për skuadrën e tij me golin e shënuar në minutën e 29-të, si dhe dha asistin e golit të tretë të realizuar nga Nasiri në minutën e 80-të. Me këtë trepikësh skuadra e Sadikut kryeson kampionatin indian me pikë të plota, 12, katër fitore në katër ndeshje të luajtura, duke u konfirmuar si pretendent kryesor për titullin kampion.

Shikoni golin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close