Rregullat e caktuara nga Bundesliga për të përfunduar në mënyrë të sigurt sezonin

Ky kampionat do të duket shumë ndryshe, pa tifozë dhe me një varg udhëzimesh të reja për lojtarët, trajnerët dhe klubet që duhen të mësohen me to, përcjell lajmi.net.

Këto janë udhëzimet e reja të prezantuara për të përfunduar në mënyrë të sigurt sezonin:

Si janë përgatitur lojtarët?

Ata janë kthyer në stërvitje që nga muaji prill, duke filluar në grupe të vogla, me kufizime, distancim shoqërore dhe kërkesa të rrepta të higjienës, para stërvitjeve të plota.

Këtë javë ata kanë qenë në kampe karantine, ku skenari ideal ishte që klubet të kishin gjithë hotelin në dispozicion të tyre ose një kat të tij.

Stafi i hotelit?

Të gjithë duhet të veshin maska, nuk mund të pastrojnë dhomat derisa skuadrat janë në hotele dhe nuk lejohen të qëndrojnë në korridore për disa ditë.

Kur është e mundur, ushqimi shërbehet me sa më pak staf të hotelit.

Testimet?

Dy raunde kontrollesh të lojtarëve dhe stafit për dy ligat e para janë kryer para se të jepej drita jeshile për stërvitje. Testet e mëtejshme janë kryer para se lojtarët të kalonin në karantinë.

Vala e parë prej 1724 testesh kapi 10 raste pozitive, ndërsa e dyta prej 1695 testesh, dy raste pozitive.

Rreth 25 mijë teste janë të nevojshme për të përfunduar sezonin. Testimi i lojtarë do të vazhdojë dy herë në javë, përfshirë testimin një ditë para ndeshjeve.

Çfarë po ndodh me lojtarët e infektuar?

Karantinim i menjëhershëm i lojtarit të prekur për 14 ditë dhe testime për këdo që ka pasur kontakt me të.

Çdo lojtar me simptoma duhet të paralajmërojë mjekun e ekipit dhe të izolohet.

Po zyrtarët?

Të gjithë zyrtarët (gjyqtarët), rreth 100 janë testuar këtë javë dhe do të testohen përsëri një ditë para ndeshjeve.

Si kanë ndryshuar planet e udhëtimeve?

Skuadrat do të përdorin autobus të shumtë me hapësira të mjaftueshme për lojtarët që të ulen së paku 1.5 metra larg njëri tjetrit.

Lojtarët dhe stafi duhet të përmbajnë maska gjatë mbërritjes. Lojtarët që ndeshjen luajnë në stadiumin e tyre u lejohet të udhëtojnë me veturat e tyre, por ndarja e makinave me një tjetër bashkëlojtar, është e ndaluar.

Ekipet duhet të sigurohen që të ketë hapësirë mes kohës së mbërritjes së tyre në stadium, të përdorin rrugë të ndryshme për të arritur në zhveshtore.

Pas ndeshjes?

Zonat e konferencave do të mbyllen, duke u hapur vendet e konferencave në stilin Zoom.

Sa njerëz do të jenë në stadium?

Ndeshjet do të zhvillohen në një maksimum prej 322 personash në stadium, të cilët do të operojnë në fushë, tribuna dhe jashtë stadiumit.

Të gjithë do të kontrollohen për temperaturë para hyrjes.

Ku mund t’i shikoni ndeshjet e Bundesligës?

Për tifozët në Kosovë, Bundesliga transmetohet në Kujtesa./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close