Rrahmani: Kemi skuadër shumë të fortë, është herët të flas për Scudetton

Napoli mbrëmë arriti të mposht Bolognën 3-0, në një sfidë tjetër ku ekpi i Amir Rrahmanit nuk pësoi gol, shkruan lajmi.net.

Rrrhamni në një intervistë për ‘DAZN’ pas ndeshjes zbuloi sekretin e mbrojtjes së fortë të Napolit.

“Gjithmonë e kam thënë se sekreti i mbrojtjes sonë është puna e gjithë skuadrës”.

“Nëse të gjithë i japim dorën njëri-tjetrit për ne mbrojtësit është më e lehtë, edhe sulmuesit po na ndihmojnë”.

“Kemi një skuadër shumë të fortë në dispozicion, kemi futbollistë që ndryshojnë lojën nga pankina, pesë zëvendësime janë faktor i rëndësishëm për ne”.

Rrahmani gjithashtu foli për mundësinë që Napoli të fitojë titullin në fund, pasi prijnë në tabelë momentalisht.

“Është herët të flasim për titull, kanë kaluar vetëm 10 ndeshje, duhet ti marrëm ndeshjet një nga një, të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Tani të gjitha ekipet do të luajnë më ashpër ndaj ndeshes duke ditur mënyrën tonë të lojës”, tha Rrahmani. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close