Pas formës së dobët në fillim të këtij sezoni, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kërkuar disa transferime qysh në merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘El Nacional’, ekipi italian ka ofruar rreth 30 milionë euro për të sjell në radhët e tyre spanjollin Lucas Vazquez.
Megjithatë, klubi spanjoll nuk është fare e interesuar të heq dorë nga futbollisti i tyre.
Thuhet se Florentino Perez ka refuzuar ofertën e ‘Gjallorosëve’ pasi Vazquez konsiderohet si titullar i padiskuteshëm i Carlo Ancelottit.
Vazquez ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa këtë edicion ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar një gol. /Lajmi.net/

