Rinovon me Lazion, Pedro: Do dëshiroja ta mbyllja këtu karrierën!

Lazio po mendon seriozisht për sezonin e ri, ndërsa sot ka njoftuar edhe rinovimin e Pedro-s.

Në konferencën për shtyp, braziliani u shpreh i lumtur që do të jetë përsëri pjesë e Lazio-s.

“Dua të falënderoj presidentin Lotito, por edhe trajnerin Sarri. Këtu ndihem si në shtëpi, Lazio tani është familja ime. Jam shumë i lumtur që këtë sezon do të luajmë edhe në Champions League. A do ta mbyll karrierën këtu? Pse jo. Këtu ndihem shumë mirë, Italia më ka mirëpritur dhe jam shumë i lumtur, me shokët e skuadrës dhe po ashtu edhe me tifozët. Për mua do të ishte kënaqësi që ta mbyllja karrierën këtu”-përfundoi ish-lojtari i Chelsea dhe Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close