“Ringjallet” Nadal, spanjolli fiton ndeshjen e parë pas rikthimit në botën e tenisit

Pas një viti mungesë, Rafael Nadal rikthehet me një paraqitje më bindëse, duke mposhtur në dy sete austriakun Dominik Tiem dhe duke u kualifikuar kështu në turin e dytë të turneut në Brisbejn të Australisë.

Spanjolli, i ndalur nga problemet e gjurit që e detyruan t’i nënshtrohej një operacioni dhe ndërkohë zbriti në numrin e 672 në renditjen botërore, luajti një ndeshje pothuajse perfekte duke u rikthyer në triumf pas një kohe kaq të gjatë.

“Sot është sinqerisht një ditë emocionale dhe e rëndësishme për mua, pas ndoshta një prej viteve më të vështira të karrierës sime të tenisit, pa dyshim, pata rastin të kthehem pas një viti dhe të luaj përballë një publiku fantastik dhe mendoj se isha në një nivel pozitiv”, u shpreh Nadal pas fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close