Revolucion te Barca, largohen tetë futbollistë

Sipas botimit spanjoll Sport, drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre, gjë e cila do të sjellë shumë largime.

Në listën e largimeve janë edhe yjet e mëdhenj, si Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann, përcjell lajmi.net.

Sport shkruan janë gjithsej tetë lojtarë që do të largohen nga Barcelona.

Philippe Coutinho, Antoine Griezmann, Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Neto dhe Carlos Alena, janë lojtarët që do t’i thonë lamtumirë kampionëve të La Ligas./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close