Skuadra e Ezgjan Alioskit provoi transferimin e Cavanit dhe Ibras në janar

Skuadra nga ‘Elland Road’ është përpjekur të sjellë një sulmues gjatë afatit kalimtar, pasi Arsenal tërhoqi nga huazimi Eddie Nketiah, duke i lënë pas me Patrick Bamford si opsionin e tyre të vetëm.

Ibrahimovic ishte në dispozicion si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me LA Galaxy.

Leeds gjithashtu janë interesuar edhe për Edinson Cavanin.

I pyetur për interesimin e raportuar për Cavanin në një interviste për Sky Sport Italia, Radrizzani u përgjigj: “Presidenti (PSG)  më ka dhënë lejen për të verifikuar interesimin me vëllanë e lojtarit”.

“Megjithatë, negociatat kurrë nuk u bën. Unë fola më konkretisht me Zlatan Ibrahimovic. Ai mund të na jepte një shtytje vendimtare, por vendosi të shkonte te Milan. Ai ishte shumë i sinqertë dhe transparent me mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close