‘Los Blancos’ janë nga konkurrentët kryesor në garën për shërbimet e yllit anglez, Harry Kane.

Tottenham Hotspur kërkon plot 200 milionë funte për shërbimet e sulmuesit, por këto shifra vështirë se do të arrihen nga ndonjë skuadër.
Real Madrid duket se ka një plan tjetër për transferimin e Kane. Madrilenët janë gati të ofrojnë dy lojtarë.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se James Rodriguez dhe Gareth Bale do të përfshihen në ofertën e Real Madrid drejt Tottenham, për Harry Kane.
Nuk dihet akoma nëse skuadra e Florentino Perez do të ofrojë edhe para të gatshme, ose nëse do të jenë vetëm dy lojtarët në ofertë.

