Devin Booker fitues i turneut ‘NBA2K’ – dhuron 100 mijë dollarë ndihma për luftën ndaj Covid-19

Anëtari i Phoenix Suns, Booker, është treguar i pandalshëm në garat e ‘NBA 2K20’, të cilat u zhvilluan mes lojtarëve të skuadrave të ndryshme të NBA.

Booker ishte i pamposhtur në ndeshjet virtuale, duke fituar kështu turneun e parë të mbajtur në këto gara, të organizuar nga ‘ESPN’.

Pasi u shpall fitues, Booker ka dhënë si donacion 100 mijë dollarët e fituara, përcjell lajmi.net.

Booker mposhti Michael Porter JR, Rui Hachimura, Montrezl Harrell dhe DeAndre Ayton (2x në finale). /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close