Rashford kërkon transferimin e talentit të madh te Man Utd

Sancho është emri më i përfolur në tregun e transferimeve pas dy sezoneve të jashtëzakonshme te Borussia Dortmund.

Në sezonin 2019/2020, Sancho ka regjistruar 17 gola dhe 19 asistime në 35 paraqitje, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë të Evropës, edhe pse është vetëm 20 vjeç.

“Do të ishte mirë (nëse Sancho na bashkohet)”, ka deklaruar Rashford, përcjell lajmi.net.

“Sancho është një lojtar i shkëlqyer dhe është një lojtar i brezit të ri”.

“Definitivisht është interesante të shohësh atë se çfarë lojtari po bëhet. Shpresoj që të mund të luajmë së bashku, do të ishte mirë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close