Portieri brazilian iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2018.

Ai ishte zgjidhje e një problemi të madh te Liverpool, dhe së bashku me të sollën edhe Virgil van Dijk, për t’u shndërruar në skuadrën që duhet mposhtur.
Pasi rregulluan repartin e mbrojtjes, skuadra e Jurgen Klopp fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, dhe dominoi Premierligën.
Por, e gjitha kjo ka mundur të jetë më ndryshe, pasi Chelsea ishte në bisedime të thella me Alisson, dhe raportohej se portieri dëshironte një transferim në ‘Stamford Bridge’.
Por, skuadra nga Londra hoqi syrin kur menduan se portieri i dëshpëruar Courtois mund të bindej për të qëndruar sipas The Athletic./Lajmi.net/

