Ramadani: Humbën dy pikë ndaj Gjilanit, nuk arsyetohet me asgjë

Prishtina ishte në epërsi ndaj “Skifterave”, por në fund barazuan me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Ramadani i cilësoi si dy pikë të humbura në këtë takim, derisa beson se mund ta kishin evituar edhe penalltinë.

“Dy pikë të humbura, ishim në avantazh kemi pasur epërsi numerike dhe çfarëdo që të them nuk e arsyeton me asgjë”.

“Rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuar, pasi kemi mundur të evitojmë edhe penalltinë. Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë”.

“Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë”, nënvizoi Ramadani.

Prishtina tani renditët në pozitën e gjashtë me 17 pikë, derisa Gjilani zë vendin e dytë me 22 sosh./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close