Rakitic lë gjithçka të hapur: Vendosi vet për të ardhmen time, nuk jam thes me patate

 

Ylli kroat i futbollit, Rakitic, lidhet tash e disa kohë me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Me merkaton e verës që po afron, mesfushori është në mesin e favoritëve për tu larguar nga kampionët e Spanjës.

Ai ka lënë dyert e hapura edhe për Serie A, duke thënë se ai do të vendos vet në fund, sa i përket fatit të tij.

“Unë do të jem ai që vendos. Nuk jam një thes me patate”, ka thënë Rakitic, transmeton lajmi.net.

“Dua të luaj për një klub ku më duan dhe më respektojnë, dhe ku familja ime mund të jetë e lumtur”, ka shtuar kroati.

“Siç kam thënë gjithmonë, Barca është vendi perfekt për mua. Dua të më skadojë kontrata, por nëse nuk ndodh, atëherë ulemi dhe vendos vet”, ishin fjalët e lojtarit.

Serie A është destinacioni me të cilin Rakitic lidhet më shumë, me skuadrën e Milan më të interesuar. Edhe Bundesliga mbetet si opsion. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close