‘Rosoneri’ janë në kërkim të një skuadre që do të blinte kartonin e Paqueta, por duket se do ta kenë të vështirë të gjejnë një të tillë.

Milan menduan ta përfshijnë brazilianin në një marrëvershje shkëmbimi, por Fiorentina nuk pranoi.
‘Sportmediaset’ shkruan se Gaetano Castrovilli ishte lojtari që u kërkua nga Milan, për shërbimet e Paqueta, por këtë propozim e refuzoi skuadra ‘Viola’, transmeton lajmi.net.
Milan paguante rreth 40 milionë euro për 22 vjeçarin, por ai këto para nuk i justifikoi, duke shënuar vetëm me një gol dhe tre asistime në 36 ndeshje.
PSG mund të jetë një nga skuadrat që kërkojnë Paqueta, por nuk dihet nëse do të paguajnë shumën e kërkuar nga Milan. /Lajmi.net/

